TIRANË, 24 Korrik /ATSH/ -Klubi i bardheblu i Tiranës ka afruar mesfushorin e talentuar Edon Hasanin. Një operacion ky që konfirmon ambiciet e kryeqytetasve për t’u vënë menjëherë në kërkim të suksesit në rikthimin e tyre në Kategorinë Superiore.
Tirana siguron në këtë mënyrë cilësi dhe eksperiencë në mesin e fushës, duke vënë në dispozicion të trajnerit Ze Maria një futbollist, vlerat e të cilit njihen, dhe mbi të gjitha falë përvojës së tij të pasur në kampionatin shqiptar ka mundësinë për t’u integruar menjëherë në grupin bardheblu si një përforcim efikas që për fillimin e kampionatit.
Ish-futbollist i Kukësit dhe i Vllaznisë dhe me një karrierë të pasur jashtë vendit në kampionatin bullgar, atë rumun apo te Sepahan në Iran, Hasani formon një treshe të fortë në mesfushën bardheblu, ku gjen Asion Dajën dhe Erando Karabecin, dy futbollistë të tjerë me eksperiencë dhe aftësi të spikatura. Tratativa me Hasanin u konkretizua mesditën e së hënës.
/gj.m/ /a.g/























