TIRANË, 24 Korrik /ATSH/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur hidhërimin e tij për situatën e shkatuar nga zjarret në Greqi.
“Lajmet tronditëse nga tragjedia që ka goditur sot Athinën na kanë mbushur me hidhërim. Ngushëllime për familjet e viktimave!Lutemi që drama të ndalet këtu e të mos rritet më shumë!”, shprehet Basha.
“Qeveria shqiptare duhet të ofrojë menjëherë çdo ndihmë të mundshme në solidaritet me fqinjët tanë, por edhe në shenjë përgjegjësie ndaj bashkatdhetarëve tanë në Greqi!”, thekson Basha.
“Në këto orë të vështira mendimet dhe lutjet e mia janë për të mbijetuarit, të lënduarit dhe të afërmit e tyre”, përfundon deklaratën Basha.
/gj.mima/ /a.g/























