Ballina Bota

KINË – Nisin hetimet për prodhimin e paligjshëm të vaksinave

PEKIN, 24 korrik /ATSH/ – Zyrtarët e kontrollit të disiplinës në provincën kineze Jilin kanë urdhëruar nisjen e një hetimi për një rast të prodhimit të paligjshëm të vaksinave, sipas CRI-së.

Inspektorët nga Komiteti i Partisë i provincës dhe komisioni mbikëqyrës i qeverisë kanë paralajmëruar ndëshkim serioz ndaj personave përgjegjës.

Ata po shqyrtojnë informacionet dhe ankesat publike lidhur me Kompaninë e Shkencave të Jetës “Changsheng” të Changchun-it dhe personelin kryesor të saj.

Ata gjithashtu kanë nisur një hetim për shpërdorim të mundshëm të detyrës nga zyrtarët e ushqimit dhe barnave.

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e Kinës thotë se ka zbuluar që kompania ka falsifikuar të dhënat e prodhimit dhe të kontrollit të produktit, si dhe ka ndryshuar në mënyrë arbitrare parametrat e procesit dhe pajisjet gjatë prodhimit të vaksinave kundër tërbimit me ngrirje e tharje./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shkencëtarët : Muri midis SHBA-së dhe Meksikës kërcënon biodiversitetin
Artikulli tjetërFOKUS – Greqia në zi pas zjarreve që shkaktuan të paktën 74 të vdekur