Ballina Lajme nga Vendi

Valon Berisha debuton me gol te Lazio

TIRANË, 23 Korrik /ATSH/ -Mesfushori shqiptar, Valon Berisha, ishte një ndër prurjet e Igli Tares te Lazio në merkaton verore.

25-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e Kosovës, u bind nga Tare për të firmosur me klubin kryeqytetas italian dhe duket se menjëherë ka fituar zemrat e tifozëve lacialë.

Në ndeshjen miqësore të zhvilluar, që përfundoi me rezultatin 14-0 ndaj amatorëve të Top 11 Radio Club, Berisha u aktivizua si titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të.

Në momentin e shënimit të mesfushorit shqiptar nuk munguan duartrokitjet e tifozëve.

Edhe pse luhej ndaj një skuadre amatore, trajneri Inzaghi kishte hedhur në fushë lojtarët titullarë.

Ndërkohë që portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha nuk është aktivizuar për shkak të problemeve fizike. Vendin e tij e zuri Proto, portieri i ardhur së fundmi nga Olimpiakos.

/gj.m/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Smile Albania” prezanton “buzëqeshjen shqiptare” edhe në Kakavijë
Artikulli tjetërBiznesi rrit interesin në sektorët e industrisë, tregtisë e shërbimeve