VARSHAVË, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë të shkallës Rihter, u regjistrua sot në orën 05:31 në perëndim të Polonisë.
Nuk raportohen viktima apo dëme materiale.
Sipas të dhënave nga shërbimi gjeologjik amerikan USGS, tërmeti e kishte epiqendrën pranë qytetit Polkovic dhe ipoqendrën në një thellësi prej pesë kilometrash./ /os/ a.jor.























