MOSKË – Siria dhe raportet dypalëshe axhenda e takimit Trump-Putin

MOSKË, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Ukraina nuk ka qenë në qendër të bisedimeve mes  Rusisë dhe SHBA-së sepse liderët u përqëndruan te Siria dhe te marrëdhëniet dypalëshe, tha ambasadori rus në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës Anatoly Antonov, në një takim në Moskë, siç raportohet nga Interfax.

Pyetjes se përse Ukraina nuk ishte në qendër të bisedimeve mes presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadori iu përgjigj se ”pjesa më e madhe e kohës iu kushtua çështjes siriane dhe stabilizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe për të hequr shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet e tyre “, tha Antonov./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.