LONDËR, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Mesfushori i “Çelsit”, Cesc Fabregas ngriti lart figurën e shokut të tij të skuadrës, Eden Hazard duke vlerësuar se “Blutë” kanë nevojë për ndërkombëtarin belg, të cilët i dhanë ok largimit të tij.
Ne jemi ndër klubet më të mira, ne duam të jemi pjesë e skuadrave më të mira dhe për këtë kemi nevojë për lojtarët më të mirë. Eden është një prej tyre, u shpreh lojtari spanjoll.
Gjithë bota e vlerëson, tifozët, klubi, lojtarët dhe ne kemi nevojë për të, shtoi ai.
Ai erdhi tek “Blutë” në vitin 2012, Hazard deklaroi pas Botërorit 2018 se ishte ndoshta koha për të zbuluar diçka ndryshe. Belgu do të jetë një nga aktorët më të rëndësishëm të merkatës verore, ndërsa “Real Madrid” kërkon ta zëvendësojë me Cristiano Ronaldo./
/v.b/








