Ballina Bota

AUSTRALI – Test vlerash për migrantët

KANBERRA, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Qeveria federale e Australisë do të konsiderojë futjen e një testi vlerash për migrantët, të cilët shpresojnë të marrin leje të përhershme qëndrimi në vend, theksoi kryeministri australian, Malcolm Turnbull.

Deklaratat e Turnbull vijnë pas një fjalimi më parë të ministrit për Shtetësinë dhe Çështjet Multikulturore, Alan Tudge, sipas të cilit vendi ka patur nga politika të pakontrolluara të migracionit.

Ai u fokusua drejt një modeli multikulturor europian, bazuar në ndarjen e grupeve të ndryshme etnike.

Megjithatë, multikulturalizmi australian, sipas ministrit mbështet në “përzgjedhjen e kujdesshme të migrantëve dhe një këmbënguljeje në integrimin e tyre”./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArtizanati, një nga pikat me zhvillimin më të shpejtë
Artikulli tjetërKajsia një frut i mrekullueshëm