Ballina Lifestyle

Kajsia një frut i mrekullueshëm

TIRANE, 20 korrik /ATSH/ -Kajsia është një frut e cila është e pasur me shumë vlera ushqyese. Përveç përdorimit në guzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore.
Ajo përmban kripëra minerale, kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si  A, Vitaminë B1, B2, C etj.

Kajsitë duhet të konsumohen të freskëta, pasi të gatuara dhe konservuara ato humbasin shumë substanca të shëndetshme dhe sidomos dëmtojnë vitaminën C.
Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Përfitimet shëndetësore që sjell përdorimi i tyre janë; mbron trupin nga inflamacioni, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, parandalon anemone etj. Përdorimi i shpeshtë i tyre përmirëson kujtesën. /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRALI – Test vlerash për migrantët
Artikulli tjetërAERONAUTIKË – Shumë shpejt fluturime luksoze si ato me jahte