Ballina Bota

SHBA – Shtëpia e Bardhë : Trump nuk do të lejojë palën ruse të marrë në pyetje oficerët amerikanë

UASHINGTON, 19 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të lejojë që zyrtarët amerikanë të merren në pyetje nga drejtësia ruse, pohoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

‘’Ky është propozim që u bë në sinqeritet të plotë nga presidenti Putin, por presidenti Trump nuk është dakort’’, theksoi Sanders. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Trump në Helsinki, Putin propozoi Uashingtonit mundësinë e marrjes në pyetje të 12 agjentëve të shërbimit sekret rus të akuzuar nga SHBA-ja, por me kushtin e një reciprociteti.

Mundësia që amerikanët do të merren në pyetje nga zyrtarë ruse ngjalli një valë polemikash në mesin e klasës politike në Uashington./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria do të ulë kostot e imputeve për produktet ushqimore
Artikulli tjetër7 sfida që e bindën CR7 të kalojë te “Juventusi”