Ballina Kryesore

Plazhi i Shëngjinit, për herë të parë me kulla vrojtimi

Plazhi i Shëngjinit, për herë të parë me kulla vrojtimi

Plazhi i Shëngjinit, për herë të parë me kulla vrojtimihttps://ata.gov.al/2018/07/19/plazhi-i-shengjinit-per-here-te-pare-me-kulla-vrojtimi/Edhe në plazhin e Shëngjinit për herë të pare, ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve dhe një staf të trajnuar nga Federata Shqiptare. Bashkëpunimi me bizneset ishte kyç në arritjen e këtij standardi të ri.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 19 Korrik 2018

TIRANE, 19 korrik/ATSH/- Në këtë sezon turistik, institucionet përkatëse kanë marrë masa jo vetëm për forcimin e sigurisë por edhe për vendosjen e kullave të vrojtim përgjatë vijës bregdetare.

Edhe në plazhin e Shëngjinit për herë të pare, ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve dhe një staf të trajnuar nga Federata Shqiptare

Bashkëpunimi me bizneset ishte kyç në arritjen e këtij standardi të ri.

Vetëm një ditë më parë një vrojtues plazhi i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej. Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u lar, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën. Personi është pikasur nga vrojtuesi, i cili dhe i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën, makina e së cilës ka ardhur dhe e ka marrë në kohë rekord.

Vrojtuesit e plazheve trajnohen dhe licencohen për dhënien e ndihmës së parë. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave çdo subject privat ka detyrim ligjor që të punësoj një vrojtues në sipërfaqen ku ushtron aktivitetin. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – “Liverpool” gati të blejë Alisson për 75 milionë euro
Artikulli tjetër18-vjeçari me sindromën down që synon të bëhet kampion