
NJU JORK, 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Instagram forcon sigurinë e profilit, sipas faqes së internetit TechCrunch.
Sistemi bazohet në aplikacione të sigurisë të tilla si Google Authenticator, që gjenerojnë kodet e përkohshme që lidhen me telefonin në të cilin janë instaluar në rast se numri origjinal i telefonit është transferuar në një tjetër SIM.
Në disa raste, në fakt, hakerat arrijnë të vjedhin numrat e telefonit për t’i ricaktuar ata në SIM të ndryshme duke vendosur fjalëkalime për shërbime të shumta ose rrjete sociale.
Shumë kompani të teknologjisë kanë krijuar mjete për të mbrojtur përdoruesit nga cënueshmëria.
Për shembull, Google ka aplikacionin e tij Authenticator që përdor një kod numerik të krijuar rastësisht dhe Facebook tani përdor një mjet të ngjashëm të ndërtuar në të njëjtin aplikacion të Facebook-ut./ /os/ a.jor.






















