Ballina Bota

TURQI – Hiqet gjendja e jashtëzakonshme

STAMBOLL, 19 korrik /ATSH-AA-DPA/ – Turqia i dha fund gjendjes së jashtëzakonshme, e vendosur pas përpjekjes për grusht shteti në korrik 2016.

Qeveria turke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë më 20 korrik 2016, pas përpjekjes për një grusht shteti të përgjakshëm ku u vranë 251 persona dhe rreth 2 200 të tjerë u plagosën.

Kjo masë e jashtëzakonshme u zgjat shtatë herë, secila për një periudhë tremujore. Hera e fundit që kjo masë u zgjat mbaronte sot në orën 01:00 dhe u la thjesht të përfundonte.

Nën këto masa, më shumë se 110 000 punonjës së institucioneve u pushuan nga puna, ndërsa më shumë se 1 500 persona, përfshirë ushtarë dhe gazetarë, u dënuan me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që gjendje e jashtëzakonshme mbaroi, qeveria ka propozuar ligje të fuqishme kundër terrorizmit. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/7/2018
Artikulli tjetërNJU JORK – Instagram rrit sigurinë e profilit