Ballina Bota

LONDËR – Johnson: Nuk është tepër vonë për të shpëtuar Brexit

LONDËR, 18 korrik /ATSH-AFP/ – Ish-kreu i diplomacisë britanike, Boris Johnson u shpreh sot në Parlament se nuk është tepër vonë për të shpëtuar Brexit, dhjetë ditë pas dorëheqjes së tij nga qeveria për mosmarrëveshje në lidhje me strategjinë e Theresa May.

Ai kritikoi kryeministren konservatore se ka devijuar drejt një ‘’Brexit që vetëm emrin ka si të tillë’’ dhe i kërkoi të ndryshojë taktikë, në një deklaratë të shkurtër që synon edhe një herë për të vënë në pikëpyetje autoritetin e saj, në një moment kur May po negocion largimin e vendit nga Bashkimi Europian, planifikuar më 29 mars të vitit 2019.

‘’Kemi ende kohë në këto negociata’’, pohoi ai, duke mbështetur tezën e një shkëputje të pastër me BE-në, ndërsa Kryeministrja po orientohet drejt një Brexit ‘’të butë’’, me synim ruajtjen e lidhjeve të ngushta me BE-në.

Boris Johnson i bëri thirrje May që të ripajtohet me vizionin e Brexit të paraqitur prej saj në janarin e 2017 në fjalimin e mbajtur në Lancaster House dhe që pasqyronte një Britani të Madhe “të fortë dhe të pavarur”.

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidentja e Kroacisë nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti Meta
Artikulli tjetërZv.ministrja Shahini: Shkolla e drejtorëve depolitizon emërimet