BRUKSEL, 17 korrik /ATSH-AFP/ – Brukseli po përgatitet të aplikojë nesër për Google një gjobë tjetër prej disa miliardë eurosh, këtë herë për çështjen Android, sipas disa burimeve, një vendim që do të ndikojë në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Bashkimin Europian.
Ky sanksion financiar, i destinuar për të dënuar kompaninë amerikane për abuzimet në lidhje me pozicionin dominues të sistemit të tij të operativ për smartfonët, Android, për të mbajtur supremacinë në sistemin e kërkimit në internet, do të thyejë rekordin e fundit.
Ky rekord është mbajtur nga Google, dënuar nga Komisioni Europian, më 27 qershor 2017, për të paguar 2,42 miliardë euro për abuzimet përsa i përket qëndrimit të tij dominues në kërkimin në internet duke favorizuar krahasimin e çmimit “Google Shopping”, në dëm të shërbimeve konkuruese./ /ec/ a.jor.























