Ballina Bota

SHËNIM – FINLANDË – Trump përshëndet ‘’një fillim shumë të mbarë’’ me Putin në samitin në Helsinki

HELSINKI, 16 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot në Helsinki ‘’një fillim shumë të mbarë’’ të samitit historik me Vladimir Putin, për zbutjen e marrëdhënieve të tendosura midis dy fuqive kryesore të potencialit bërthamor në botë.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë dhe personaliteti më me influencë i Kremlinit u takuan në fillim të pasdites së sotme në pallatin presidencial, në zemër të kryeqytetit finlandez i njohur për një traditë të hershme të organizimit të samiteve Lindje-Perëndim.

Presidenti Putin u shpreh shumë i kënaqur për takimin, pasi kishte ardhur koha për të folur për marrëdhëniet tona në mënyrë më të thelluar, ndërsa Trump u shpreh besimplotë për të patur si rezultat një marrëdhënie të jashtëzakonshme, duke vënë theksin në formulimin e tij të preferuar : Të kesh marrëdhënie miqësore me Rusinë është diçka e mirë, jo e keqe.

Pas takimit që zgjati më shumë se dy orë me praninë e interpretëve, dy politikanët ftuan delegacionet e tyre respektive në një tjetër sallë të pallatit për një drekë pune.

‘’Mendoj se është një fillim shumë i mirë. Një fillim shumë, shumë i mbarë për gjithë botën’’, u shpreh Trump sipas gazetarëve të pranishëm në vendngjarje.

Trump dhe Putin do të japin më pas një konferencë të përbashkët për shtyp.

Miliarderi amerikan, në pushtet që prej 18 muajsh ka shfaqur prej kohësh shpresën për të patur një marrëdhënie personale me ish-oficerin e KGB-së, i cili drejton Rusinë që prej vitit 2000.

Pak para shtrëngimit të parë të duarve, ai kishte dhënë zë me anë të një postimi në Twitter si një takim tejet i veçantë nga ana e një presidenti amerikan.

Ai ia faturon marrëdhëniet e këqija midis Uashingtonit dhe Moskës viteve të marrëzisë nga ana e SHBA-së dhe ‘’gjuetisë së shtrigave’’ të ndermarra sipas tij nga FBI-ja e cila po heton për ndërhyrjen ruse në presidencialet e 2016.

-Shenjë shqetësuese-

Torrey Taussig, i ‘’Brookings Institution’’  sheh në këtë postim në Twitter ‘’një formë shqetësimi’’. Nëse marrëdhëniet me Moskën janë në një nivel kaq të përkeqësuar, është për shkak të qëndrimit të Putinit në Ukrainë dhe në Siri, të ndërhyrjes në zgjedhjet demokratike … ndërsa lista është e gjatë.

Nga Siria në Krime, diplomatët dhe analistët i druhen faktit që do i bëhen një seri lëshimesh politikanit të hekurt të Kremlinit.

Vladimir Poutine mbërriti në Helsinki në mesditë pas pjesëmarrjes në Moskë për fitoren e Francës në Kupën e Botës, i cili deri më tani ka qëndruar i heshtur në lidhje pritshmëritë dhe strategjinë e tij.

Siria do të zërë një vend të veçantë në bisedime. Presidenti amerikan e ka me ngut për t’u distancuar nga ky konflikt dhe të tërheqë trupat amerikane të pranishëm në këtë zonë.

Rusia, në mënyrë krejt të ndryshme është e pranishme ushtarakisht në këtë zonë që nga viti 2015 në mbështetje të regjimit të Bachar al-Assad, e cila synon më shumë se kurrë për të luajtur rolet kryesore.

Në lidhje me Krimenë, Trump prej disa javësh është shfaqur i paqartë, duke refuzuar të përjashtojë në mënyrë të qartë njohjen e aneksimit të saj nga Rusia.

Donald Trump ashtu si paraardhësit e tij demokratë dhe republikanë sigurisht janë takuar edhe më parë me Vladimir Putin.

Por formati i takimit, si sinkronizim kohor e bëjnë takimin kokë më kokë të Helsink, një takim të veçantë.

-Faza e fundit e turit të vizitave-

Samiti është etapa e fundit e turit njëjavor në Europë, gjatë së cilit manjati i pasurive të patundshme  lëshoi një breshëri akuzash dhe kritikash ndaj aleatëve të tij ku vendin e parë e mban Gjermania, duke kursyer me shumë kujdes çdo lloj kritike ndaj presidenti rus.

Dhe përpara takimit në Finlandë, ai e kishte renditur Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Europian në mesin e ‘’armiqve’’ të SHBA, duke specifikuar se i konsideronte kryesisht si ‘’konkurrentë’’.

Në mënyrë të dukshme i irrituar, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk i bëri thirrje kinezëve, rusëve dhe amerikanë për të shmangur konfliktin dhe kaosin.

Sot jemi përballë një dileme, ose të luajnë përballjen me luftëra doganore dhe konflikte si në Ukrainë dhe Siri ose të kërkojmë zgjidhje të bazuara në rregulla të drejta, paralajmëroi Tusk.

Një tjetër çështje diskutimi për presidentin rus dhe atë amerikan është hetimi i nisur në Uashington, nga prokurori special,  Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në favor të Trump në fushatën presidenciale të vitit 2016.

Hetimi u rihap në mënyrë të pabesueshme tre ditë nga samiti me aktakuzën ndaj 12 agjentëve të shërbimeve sekrete ruse për sulm kibernetik tek kompjuterat e partisë demokratike.

A rrezikon Donald Trump të kompromentohet nga ky oficer i shërbimeve sekrete i stërvitur për të zbuluar dobësitë e kundërshtarëve të tij  ?/

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësimi i infermierëve të rinj, konkursi më 18 korrik
Artikulli tjetërNdërhyrje e rrallë në QSUT, e para edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor