BRUKSEL, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi sot se NATO doli shumë më e fortë nga samiti dyditor, veçanërisht sepse presidenti amerikan, Donald Trump rikonfirmoi angazhimin e tij (…) për të pasur një NATO të fortë.
Në një konferencë shtypi në përfundim të samitit në Bruksel, ai konfirmoi se Trump nuk ishte shprehur kurrë që SHBA-ja mund të tërhiqet nga NATO, ndryshe nga zërat që qarkulluan më herët.
“Besoj tek NATO”, konfirmoi sot presidenti amerikan, Donald Trump, pavarësisht kritikave të përsëritura për financimin e Aleancës, gjatë samitit dyditor në Bruksel që shtoi shqetësimet për angazhimin e SHBA-së./
/ec/






















