Ballina Kosova

Thaçi përkujton masakrën e Srebrenicës: Të dënohen autorët e genocidit

PRISHTINË, 11 korrik/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke përkujtuar masakrën e Srebrenicës u shpreh se “sot i bashkohemi qytetarëve të mbarë botës, të cilët po e kujtojnë masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore në Europë”.

“Fëmijë, gra e burra u vranë egërsisht, prandaj vetëm njohja e së kaluarës dhe dënimi i kryerësve të genocidit, do të shërojë plotësisht dhembjen e familjarëve të tyre. Masakra e Srebrenicës, 23 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviçit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një genocidi të ri”, shkruan Thaçi në “Facebook” .

Kreu i shtetit thekson se “Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe dënimi i kryerësve të këtyre masakrave”./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Lufta tregtare e nisur nga SHBA-ja, betejë mes fuqisë e rregullave
Artikulli tjetërChampions- Kukësi nis aventurën europiane ndaj maltezëve të Valletas