Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/7/2018

NIKOZI (Qipro) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon vizitën e parë jashtë vendit, që prej rizgjedhjes së tij, në Republikën turke të Qipros së Veriut.

RIGA (Letoni) – Vizitë e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau në Letoni.

DUBLIN (Irlandë) – Meghan dhe Harry në Dublin për udhëtimin e parë zyrtar.

SHËN PETËRBURG (Rusi) – Presidenti francez, Emmanuel Macron merr pjesë në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Futbollit për të ndjekur ndeshjen Francë-Belgjikë.

BERLIN (Gjermani) – Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer paraqet planin e madh për migracionin, origjina e një konflikti brenda kampit konservator të kancelares gjermane, Angela Merkel.

ABU DABI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo fillon turneun në Abu Dabi.

NJU DELHI (Indi) – Vizitë shtetërore e presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in në Indi.

PEKIN (Kinë) – Seancë e komitetit të Asamblesë Popullore, Parlamenti kinez, që duhet të diskutojë për një ligj mbi ndotjen atmosferike./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 10 korrik 2018
Artikulli tjetërLONDËR – Samit BE-Ballkan për riforcimin e bashkëpunimit