Ballina Lajme nga Vendi

Pukë, dëmtime në prodhimet bujqësore nga breshëri

TIRANE, 7 korrik /ATSH/ -Mëngjesin e sotëm fshati Rrape në Pukë është përfshirë nga një stuhi breshëri në përmasa të frikshme.

Sipas banorëve reshjet intensive të breshërit kanë zgjatur për rreth dhjetë minuta.

Si pasojë e breshërit  janë shkaktuar dëme kolosale në bujqësi. Të gjithë të mbjellat, përfshirë dhe frutorët e farogjerët kanë pësuar dëmtime masive dhe të parikuperueshme.

Bashkia Pukë ka ngritur një grup pune për identifikimin e dëmeve në terren. Deri tani rezulton se në fshatin Memaj janë dëmtuar 10 dynym të mbjella me misër dhe fasule,1 dynym perime, 5 dynym pemtari dhe vreshta.

Në fshatin Rrape janë dëmtuar 8 dynym të mbjella me miser dhe fasule, 1 dynym perime, 7 dylym pemtari dhe vreshta./e.malaj/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia Berat dhe Amasys e Turqisë, bashkëpunim në disa fusha
Artikulli tjetërMasa shtesë në pikat e kalimit kufitar për evitimin e radhëve