Ballina Aktualitet

Xhaçka: Helikopterët Cougar pajisen me kova për shuarjen e zjarreve

TIRANË, 6 korrik /ATSH- I. Vata/ – Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi sot se Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore u pajisën me kova të reja për shuarjen e zjarreve, për të ndihmuar zjarrfikësit dhe efektivët në terren.

Në kuadër të masave për shuarjen e zjarreve në stinën e nxehtë të verës, Ministria e Mbrojtjes ka marrë masa që Helikopterët Cougar të jenë të aftë në shuarjen e zjarreve, për të ndihmuar zjarrfikësit dhe efektivët në terren.

“Kovat, me kapacitet 2500 litra secila, do të lehtësojnë punën për përballimin e situatave të vështira, që jo rrallëherë shkaktohen nga dora e njeriut”, – shprehet ministrja Xhaçka. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSizmologu për ATSH, sqaron shkaqet e tërmeteve të ditëve të fundit
Artikulli tjetërAUSTRI – Fuqitë e mëdha dhe Irani në përpjekje për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore