https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155932739701523/?t=0
TIRANË, 4 korrik/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama duke vënë theksin tek investimet e kryera në spitalet rajonale të vendit, është kthyer 4 vite pas për të kujtuar gjendjen e dikurshme në të cilën ato ndodheshin para investimit të Qeverisë.
Përmes një videoje, ku shihet transformimi i spitalit rajonal të Fierit, Rama thekson se ka ende shumë për të bërë në drejtim të shëndetësisë, ndërsa ka garantuar se në këtë katërvjeçar do të bëhen edhe më shumë investime.
Në videon e postuar nga Kryeministri jepen investimet e kryera në pajisje të reja mjekësore (monitorë urgjence, defribilator, EKG), sistem referimi për shërbimet e specialiteteve, 163 mijë pacientë përfitojnë shërbime në kohë dhe pa sorollatje, investime në pajisje të reja për zgjerimin e gamës së analizave laboratorike, 1 milion euro në pajisje mjekësore, grafi e re dixhitale, pajisje të reja për kirurgjinë, reanimacionin dhe akulistikën, inkubatorë të rinj për maternitetin, epokë e re për kirurgjinë (pajisje të reja kirurgjikale dhe shërbim modern sterilizimi), përmirësim të shërbimit të kirurgjisë për 2700 pacientë në vit, investime në infrastrukturën e maternitetit, projekte të reja (angiograf i ri për urgjencat e kardiologjisë), investojmë për njësinë e kimioterapisë.
“Patjetër, patjetër, për spitalet ka ende shumë për të bërë, po edhe të bëjmë ndonjëherë një thirrje kujtese se si ishin spitalet jo 40 vjet, po vetëm 4 vjet më parë, nuk është keq. Dhe jo sepse duhet thënë fjala e mirë përpara të këqijave kur një punë e mirë është bërë, po sepse pikërisht pse është bërë kjo punë e mirë, kemi mundësi të bëjmë edhe shumë më tepër akoma në këtë katërvjeçar”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.
z.tosku/






















