SPANJË – ‘’Proactiva Open Arms’’ me 60 migrantë mbërrin në Barcelonë

MADRID, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Anija e OJQ-së spanjolle ‘’ Proactiva Open Arms’’ me 60 migrantë në bord të shpëtuar në brigjet e Libisë mbërriti sot në Spanjë, në portin e Barcelonës, pas refuzimit nga ana e Italisë.

Anija hyri rreth orës 09:00 GMT në portin e kryeqytetit katalanas.

‘’Open Arms’’ u ankorua në Spanjë dy javë e gjysmë pas mbërritjes së ‘’Aquarius’’ me 630 migrantë që zbarkuan në Valencia më 17 qershor pas u kthye për një javë rresht në qendër të tensioneve në Europë për politikën migratore.

”Pasi kaluan Mesdheun për katër ditë, 60 migrantët, 50 burra, pesë gra dhe pesë të mitur përfshirë tre të pashoqëruar do të shqyrtohen në bord nga tre ekipe të Kryqit të Kuq”, njoftoi zëdhënësi i Shërbimeve të pushtetit qendror në Katalonjë.

Ata do të zbresin më pas nga anija për t’u identifikuar nga autoritetet përpara se të transferohen në qendrat pritëse./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.