Ballina SPORT

Rami: Cavani duhet mbajtur nën kontroll

MOSKË, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Duhet mbajtur nën kontroll që të na bindë që Cavani do të luajë, u shpreh mbrojtësi francez, Adil Rami, të mërkurën në konferencë shtypi, në lidhje me sulmuesin e Uruguajit, i cili ka një pësuar një tërheqje muskulare në kofshë përpara përballjes me Blutë, të premten në një prej çerekfinaleve të Botërorit 2018.

‘’Fatkeqësia e njërës palë kthehet në burim kënaqësie për të tjerët. E gjitha kjo nuk përbën një lajm të keq që ai është i dëmtuar, edhe unë kam pësuar një dëmtim në kofshë, nëse do të luajë do të dalë përtej parashikimit të mjekëve, por duhet mbajtur nën kontroll për të na bindur që do të luajë’’, pohoi lojtari i Marsejës, i njohur për mënyrën e tij të të folurit hapur.

Cavani, 31 vjeç, doli jashtë loje gjatë fazës së një të tetave përballë Portugalisë të shtunën.

Sulmuesi i PSG-së i cili pohoi të hënën se kishte ende dhimbje, nuk është stërvitur këtë javë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Veliaj refuzon ligjin për Teatrin, nesër protestë para parlamentit
Artikulli tjetërSPANJË – ‘’Proactiva Open Arms’’ me 60 migrantë mbërrin në Barcelonë