ROSTOV, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Në ndeshjen kundër Polonisë, Japonia nuk u përpoq për një barazim në fund të ndeshjes duke humbur 1-0 dhe duke e ditur se rezultati ishte i mjaftueshëm për të arritur 1/16.
Kundër Belgjikës, në ndeshjen e tyre të fundit në Rostov, ata shkuan në kërkim të fitores dhe rezultati vazhdonte të ishte 2-2 dhe me sa duket po shkonte në kohë shtesë.
Trajneri Akira Nishino kishte urdhëruar lojtarët e tij për të adoptuar qasjen më të kujdesshme, por pas një kundërsulmi belg nga Nacer Chadli erdhi goli fatal i humbjes 2-3.
“Jam i shkatërruar, me të vërtetë i zhgënjyer”, tha Nishino.
‘’Dëshironim ta fitonim këtë ndeshje. Ekipi ynë ishte mjaft i fortë dhe kundër Belgjikës ne mund të paktën të barazonim, besova në këtë gjë’’, shtoi ai.
“Ka pasur plane të ndryshme në mendjen time dhe natyrisht filluam shumë mirë, por në fund, në fund, pësuam një gol të tillë që nuk pritej”, shtoi ai.
Japonia dukej se ishte në rrugë të mirë për të çerekfinalen e Kupës së Botës, pas dy golave të Genki Haraguchit dhe Takashi Inuit./ /os/ a.jor.








