Ballina Bota

LIBI – 63 të zhdukur në një tjetër tragjedi në Mesdhe

TRIPOLI, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Gjashtëdhjetë e tre migrantë rezultojnë të zhdukur, pas fundosjes së një gomoneje, të dielën në brigjet e Libisë, njoftoi sot për median zëdhënësi i Marinës libiane duke cituar dëshmi të personave të shpëtuar.

Sipas gjeneralit, Ayoub Kacem, 41 migrantë, të cilët ishin të pajisur me jelekë shpëtimi, kanë mundur të shpëtojnë.

Personat e shpëtuar njoftuan se 104 persona ndodheshin në bordin e gomones, që u fundos në brigjet e Garaboullit, rreth 50 kilometra në lindje të Tripolit.

Një anije e rojave bregdetare libiane u ankorua të hënën në Tripoli me 235 migrantë të tjerë në bord, përfshirë 54 fëmijë dhe 29 gra, të shpëtuar në dy operacione të zhvilluara në të njëjtën zonë.

”Anija ka mbërritur 24 orë më vonesë për shkak të një defekti”, sqaroi Kacem./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAutostrada Thumanë – Fushë-Krujë – Kashar, sipas standardeve europiane
Artikulli tjetërNishino: Jam i shkatërruar, i zhgënjyer