BSH platformë kombëtare për procesimin e pagesave me kartë

70% e popullsisë në 2022 me kartë bankare

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Banka e Shqipërisë synon krijimin e një platforme kombëtare për procesimin e pagesave me kartë, e cila pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin e parasë cash dhe zhvillimin e shërbimeve inovative siç është kryerja e pagesave me celular dhe e-wallet me kosto të ulëta.

BSH synon që përmes kësaj reforme të rrisë numrin e popullsisë që zotëron një llogari bankare nga 38% që është aktualisht në 70% deri në vitin 2022.

Qëllimi i i strategjisë së BSH-së, është përmirësimi në tregun e pagesave me vlerë të vogël për t’u dhënë qytetarëve më shumë zgjedhje, në sa më shumë vende, për kryerjen e transaksioneve të tyre të përditshme.

Nëpërmjet zhvillimeve ligjore, rregullative, si dhe atyre infrastrukturore Banka Qendrore do të zgjerojë përfshirjen financiare në Shqipëri e cila paraqitet aktualisht në Shqipëri në nivelin 40% krahasuar me vendet e tjera të rajonit ku ky tregues arrin në 70%, si dhe nxitja e përdorimit të instrumenteve të pagesave në ekonominë shqiptare. e.xh/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.