Ballina Ekonomi

AKU bllokon 2 kontenierë me 50.2 tonë mish importi

TIRANË, 3 korrik /ATSh/ – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar dy kontenierë me 50.2 tonë mish, të importuara nga Brazili, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”.

Po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, se ka në kuadër të masave të gjithanshme për forcimin e kontrollit efikas në garantimin e sigurisë ushqimore në tregjet e vendit, AKU ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi.

Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMALAJZI – Ish-kryeministri Razak arrestohet për korrupsion
Artikulli tjetërShqipëri-Mal i Zi, marrëveshje për Policimin Ajror dhe Emergjencat Civile