Sfida Brazil-Meksikë premton spektakël

TIRANË, 2 Korrik /ATSH/ -Këtë të hënë do të luhen dy ndeshjet e radhës se 1/8-ave të Botërorit, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë çiftin e tretë çerekfinalist.

Në orën 16:00, në “Cosmos Arena” të Samaras do të zbresë në fushë skuadra pesë herë kampione e botës, Brazili, që do të ketë përballë Meksikën, ekipin që i i hapi udhë eliminimit të Gjermanisë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Sinoptikanët kanë parashikuar temperatura rreth 35 gradë gjatë zhvillimit të takimit, që do të thotë se do të jetë një test i fortë rezistence.

Brazili dhe Meksika kanë një histori të pasur të përplasjeve në Kupën e Botës. Katër vite më parë, në Brazil, përballja mes tyre në fazën e grupeve përfundoi barazim 0-0. Por është fakt që në 9 ndeshjet e fundit është shënuar të paktën një gol.

Pavarësisht kritikave që ka marrë, vëmendja kryesore shkon për Neymar, që është futbollisti me më shumë driblime (17), faulle të fituara (17) dhe raste të krijuara (11) në tre takimet e para.

Formacionet e mundshme:

Brazili: Alisson; Fagner, Thiago Silva, Miranda, Filipe Luis; Casemiro, Paulinho; Ëillian, Philippe Coutinho, Neymar, Gabriel Jesus.

Mekiska: Guillermo Ochoa; Miguel Layun, Hugo Ayala, Carlos Salcedo, Jesus Gallardo; Hector Herrera, Jonathan Dos Santos, Andres Guardado; Carlos Vela, Javier Hernandez, Hirving Lozano.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.