Ballina Kryesore

Hapja e negociatave, Rama: Opozita luftoi kundër Shqipërisë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155924509176523/

TIRANË, 1 korrik/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Korça se vendet anëtare të Bashkimit Europiane kanë njohur progresin e bërë nga Shqipëria për çeljen e negociatave dhe se qëndrimi i tre vendeve lidhej jo ecurinë e reformave të ndërmarra por me zhvillimet e tyre të brendshme. Ndërsa akuzoi opozitën në vend se luftoi kundër Shqipërisë në këtë proces.

“Ne bëmë gjithçka mundëm, e pamë nga afër sa sa shumë vlerësim pati për gjithçka kemi bërë dhe se sa e vështirë ishte që të gjitha vendet e BE të vendosnin bashkërisht për të caktuar datën e çeljes së negociatave, për arsye që nuk kanë të bëjnë me ecurinë e reformave të bëra nga ne, por lidhen me dinamikat e brendshme në disa vende të BE-së”, u shpreh Kryeministri.

Opozita, tha Rama, jo vetëm nuk ndihmoi në këtë proces por luftoi kundër Shqipërisë, ndërsa ministrat e Jashtëm të dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë kanë luftuar për dhënien e datës.

“Është e hatashme se si pasqyra e opozitës e përtheu edhe këtë kapitull kaq të rëndësishëm për Shqipërinë e shqiptarët, se si u përpoq t’u tregojë njerëzve formën e një gënjeshtre të madhe sikur të ishte një e vërtetë”, theksoi kryeministri.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBBC: Bunk’Art, vendi më i fshehtë në Europë
Artikulli tjetërKE njohu progresin me reformat e bëra nga Shqipëria