Butrint, zbulohet fragmenti i bazilikës së shek. VI
Butrint, zbulohet fragmenti i bazilikës së shek. VIProcesi i hapjes së mozaikut u ndoq edhe nga vizitorët e parë, një grup fëmijësh, të cilët asistuan specialistët përgjatë procesit të punës.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 1 Korrik 2018
TIRANË, 1 korrik/ATSH/ – Në Parkun Kombëtar të Butrintit, specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK) bënë të mundur zbulimin e një fragmenti të dyshemesë së Bazilikës së Madhe. Një bazilikë trenefëshe me transept (nef tërthor), mendohet të jetë ndërtuar në gjysmën e parë të shek. VI.
Procesi i hapjes së mozaikut u ndoq edhe nga vizitorët e parë, një grup fëmijësh, të cilët asistuan specialistët përgjatë procesit të punës.
Programi “Edukimi Përmes Kulturës” dhe “Arkeologu i vogël” janë ndër projektet e ndërmarra me shumë përkushtim nga stafi i specialistëve të IMK-së. Përfshirja aktive e fëmijëve në këtë program ndikon drejtpërdrejtë në njohuritë e tyre rreth trashëgimisë dhe si rrjedhojë në forcimin e ndërgjegjësimit dhe përkujdesjes ndaj saj.
Mozaiku do të jetë i hapur për të gjithë vizitorët, përgjatë gjithë sezonit veror./a.a//r.e/





















