Ballina Kulturë

FOTO/ Figura e Skënderbeut edhe në art

FOTO/ Figura e Skënderbeut edhe në art

FOTO/ Figura e Skënderbeut edhe në arthttps://ata.gov.al/2018/07/01/foto-figura-e-skenderbeut-edhe-ne-art/Ivano Cavallni profesori italian i cili jep leksione mbi muzikologjinë në universitetin e Palermos, solli në ligjërimin e tij një këndvështrim ndryshe të heroit tonë jo thjesht si një mit por Skënderbeu si një figurë artistike. "Nuk jam marrë kurrë me Shqipërinë, por në vitet ’80-të, si autor kam publikuar në një revistë kompozimin e vitit 1718 të Vivaldit për Skenderbeun, e rishkruar nga një koleg nga Zagrebi, Enio Stipeviç, i cili ka origjinë shqiptare, arbëresh. Është shumë interesante për mua që në vitin e Skënderbeut të analizoj arsyet politike dhe historike që çuan në lindjen e kompozimeve kushtuar figurës së Skënderbeut”, shprehet ai për ATSH.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 1 Korrik 2018

TIRANË, 1 korrik /A.ALLA ATSH/ – Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbylli seksionin e parë pas një maratone të gjatë leksionesh shkencore.

Ivano Cavallni profesori italian i cili jep leksione mbi muzikologjinë në universitetin e Palermos, solli në ligjërimin e tij një këndvështrim ndryshe të heroit tonë jo thjesht si një mit por Skënderbeu si një figurë artistike.

Profesori Cavallini në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, ”gjithmonë jam marrë me marrëdhëniet mes kulturës italiane dhe vendeve sllave të Europës Qendrore. Nuk jam marrë kurrë me Shqipërinë, por në vitet ’80-të, si autor kam publikuar në një revistë kompozimin e vitit 1718 të Vivaldit për Skenderbeun, e rishkruar nga një koleg nga Zagrebi, Enio Stipeviç, i cili ka origjinë shqiptare, arbëresh. Është shumë interesante për mua që në vitin e Skënderbeut të analizoj arsyet politike dhe historike që çuan në lindjen e kompozimeve kushtuar figurës së Skënderbeut”.

”Ekzistojnë dy vija paralele të karakterit politik për të shpjeguar këtë interes në fillim të viteve 1700. E para ajo e italianëve deri në vitin 1770 , dhe që unë e njoh jo shumë. Ajo i kushtohet figurës së Skënderbeut, duke e konsideruar si mit, pasi ky mit mbante zgjuar Europën dhe Vatikanin përballë Turqisë dhe për shpëtimin e shoqërisë perëndimore”,u shpreh profesori Cavallini.

Ivano Cavallini tha për ATSH se ,”në këto vepra nuk ka ndonjë përshkim specifik të shqiptarëve, vetëm një përfytyrim të figurës së Skënderbeut, heroit, i cili mbrojti qytetërimin perëndimor dhe Krishtërimin. Francezët vunë në skenë shumë vepra të karakterit turk, parodi zbavitëse, të bukura përsa i përket spektaklit, por Akademia e Francës, që ishte e monitoruar nga mbreti jep një zgjidhje të ndryshme për figurën e Skënderbeut. Shpëton muratin, sulltanin armik të betuar të Skënderbeut dhe sakrifikon një personazh,vajzën e dhespotit të Serbisë,e cila ishte e dashuruar me Skënderbeun, dhe si përfundim Murati përzë Skënderbeun në fund të operës. Nuk ka shpëtim të sulltanit por ka një interpretim të ri, kjo jo për të ofenduar turqit pasi kishin një marrëveshje diplomatike me ta që nga 1670 me Francën”.

”Skënderbeu dhe muzika, dhe jo Skënderbeu në muzikë është prezantuar nga një ditar udhëtimi të një muzikanti venezian që me koleget e tij ndaloi në të gjitha qytetet e adriatikut lindor të dalmacisë, kroacisë,Shqipërisë, u ftua të orkestrojë në Lezhë, në librin e tij te ruajtur nga Britush Laburity në Londër dhe mori një shumë të madhe lekësh. Kjo është intersante sepse kush ftonte miq u ofronte të dëgjonin muzika e tyre.Kjo pasi repertori i dëgjuar është më i rafinuari i fillimeve të 400,”Chance franco –flaming” i krijuar në France e Gjermani”, shtoi Cavallini.

Profesori italian shpjegoi se Skënderbeu do të thotë dy gjëra, mbase 3 në këndvështrimin e tij.

”E para për europianët të kuptojnë ku dhe kush u sakrifikua për të ruajtur civilizimin perëndimor. E dyta Skënderbeu nuk është i njohur për italianët. Është i njohur si emër, mbase është të kuptojmë nëpërmjet Skënderbeut shpirtin e Shqipërisë, ose atë që mund të jetë shpirti i Shqipërisë së re. E fundit për ne italianët , Skënderbeu mund të jetë një motiv për t’u afruar më shumë me ato vende që akoma nuk bëjnë pjesë në BE por që janë afër shpirtërisht afër me vlerat e BE”, u shpreh Cavallini.

Ai shtoi se ,”në librat e 1844 në qytetin e Triestes, në italisht kanë publikuar një revistë dhe kanë folur për mitologjinë e skllavëve të jugut, në këtë mitologji është dhe Skënderbeu dhe Dukagjini. Dhe pastaj ka pasur përkthime të pjesshme duke folur dhe duke kënduar dugagjinçe. Edhe kjo është një pjesë që përfshin shqiptarët, që sigurisht nuk janë skllav, dhe që Vatikani i thërriti ilirikum gjithë territorin e dalmacisë,pjesë e Kroacisë dhe lëvizjet nacionale të sllavëve të jugut u quajtën ilirë, por që me ilirët nuk kishin asgjë të përbashkët, sepse ilirishtja është gjuha e vërtetë e shqiptarëve”.

Profesori Cavallini për rëndësinë e kësaj konference u shpreh se ”është shumë e rëndësishme për të kuptuar përmes studiuesve italianë dhe jo vetëm, se në universitete shkollat dhe licet duhet të mësojnë një histori europiane. Problemi i Bashkimit Europian është që duhet të njohim vendet me të cilat ne jemi vëllezër, nuk mund të jemi vëllezër vetëm në ekonomi. Ne kemi një kontraditë , sepse njohim vende me të cilat nuk kemi asnjë lidhje, as gjuhe, as zakonesh kemi interes vetëm ekonomike. Ka ardhur momenti që të krijojmë marrëdhënie pune shkencore, ne njohin vetëm Ismail Kadare kjo nuk mjafton. Ne duhet të njohim edhe literaturat e vëllezërve të afërm”, përfundoi Ivano Cavallini.

Seksioni i dytë i ligjërimeve shkencore do të rinis më 10 shtator ku do të kemi përsëri një pasqyrim shkencor të heroit tonë kombëtar për jetën dhe gjurmët që ai la në historinë europiane ,të cilat do vijnë nëpërmjet ligjërimeve interaktive mes studiuesve të huaj dhe shqiptarë.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakButrint, zbulohet fragmenti i bazilikës së shek. VI
Artikulli tjetër720 vende të lira pune në panairin e punës në Korçë