Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/6/2018

BRUKSEL (Belgjikë) – Dita e dytë e samitit të BE-së kushtuar Brexit, për reformat e zonës euro dhe regjimin europian të azilit.

ATHINË (Greqi) – Komisionerja për të drejtat e njeriut i Këshillit të Europës, Dunja Mijatovic përfundon vizitën katër ditore në Greqi dhe zhvillon një konferencë shtypi për çështjen e azilkërkuesve dhe ndikimin e krizës ekonomike tek të drejtat e njeriut.

HAGË (Holandë) – Seanca publike para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përsa i përket shkeljeve të të drejtave të njeriut pretenduar nga Katari për Emiratet e Bashkuara Arabe.

MOSKË (Rusi) – Vëllai i opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny, Oleg, del nga burgu pasi ishte dënuar me tre vite e gjysmë burg në një çështje për shpërdorim fondesh.

MOSKË (Rusi) – E deleguara për të drejtat e njeriut në Ukrainë,Lioudmyla Denissova zhvillon një konferencë shtypi në Moskë.

SHAH ALAM (Malajzi) – Rifillon procesi i të akuzuarve për vrasjen e Kim Jong-Nam, gjysmë vëllai i drejtuesit të Koresë së Veriut.

MANAMA (Bahrein) – Sesion i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 29 qershor 2018
Artikulli tjetërSHKUP – Ahmeti: Shqiptarët do t’i përgjigjen masivisht referendumit për anëtarësimin në BE dhe NATO