MOSKË, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump do të takohen më 16 korrik në Helsinki në samitin e parë dypalësh, që parashikon përmirësimin e marrëdhënieve shumë të përkeqësuara mes Moskës dhe Uashingtonit, njoftoi sot Kremlini.
”Gjatë këtij takimi do të diskutohet për gjendjen aktuale dhe perspektivat për zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane si dhe për çështjet kryesore ndërkombëtare”, theksoi Kremlini në një komunikatë.
Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar deri tani me homologun rus vetëm në kuadër të takimeve ndërkombëtare./ /ec/ a.jor.













