Ballina Lajme nga Vendi

Doni të vizitoni SHBA? Ambasada jep njoftim të rëndësishëm

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ – Për të gjitha ata që janë të interesuar për viza turistike në SHBA, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm.

Kështu, përmes një statusi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut ambasada njofton se me rëndësi nuk janë dokumentet, por intervista e çdo të interesuari.

“🇦🇱 | Vera është një periudhë e mrekullueshme për të udhëtuar! A e dinit se vendimet për vizë në Ambasadën e SHBA-së bazohen në intervistën tuaj dhe jo në dokumentet që keni? Ejani të përgatitur për të biseduar me ne rreth planeve tuaja të udhëtimit dhe lërini dokumentet në shtëpi! #PyetAnnën ”, shkruhet në faqen e ambasadës.

/z.tosku//r.e

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKolumbia dhe Japonia kualifikohen për 1/8 e finaleve
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Kryeministri belg surprizon Theresa May me fanellën e Hazard