TIRANË, 28 qershor/ATSH/ – Austria përgëzon Shqipërinë për hapjen e negociatave.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ambasada e Austrisë në Tiranë ka postuar një mesazh ku thekson se, “procesi i pranimit të Shqipërisë në BE: pas një dite të gjatë dhe negociatash intensive në Luksemburg, vendet anëtare të BE-së ranë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në një afat të përcaktuar kohor, qershor 2019.
Përgatitjet teknike për fazën e negociatave mund të fillojnë menjëherë”.
“Austria ka qenë tradicionalisht një përkrahëse e fortë dhe avokate në këtë proces dhe do të mbetet në anën e Shqipërisë! Urime Shqipëri!”, përfundon mesazhi i ambasadës së Austrisë. /gj.mima/j.p/






















