Ballina Bota

SOFT NEWS – Simbole naziste të Shakiras për promovimin e turneut

BOGOTA, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Ylli kolumbian i popit, Shakira, tërhoqi nga dyqani i saj zyrtar një varëse me një diell të zi, simbol i përdorur kryesisht nga nazistët, pas polemikave të shfaqura në rrjetet sociale.

Megjithëse imazhi i diellit të zi, një rreth një përfaqëson diellin, konturuar nga 12 rreze, nuk është përdorur vetëm nga grupet e ekstremit të djathtë, kompania e produksionit të koncerteve të artistes, ‘’Live Nation’’ vendosi të tërheqë nga shitja varësen me këtë simbol, 15 ditë pas fillimit, më 3 qershor, në Gjermani, të turneut të saj botëror.

‘’Varësja e konceptuar nga ‘’Live Nation’’ për turneun El Dorado të Shakirës u bazua në ikonografinë kolumbiane ‘’, bëri të ditur kompania amerikane në një postim në Twitter.

Megjithatë, shumë fansa shprehën shqetësimin e tyre pasi vizatimi ka një ngjashmëri të paqëllimshme me pamjet neonaziste.

”Në mënyrë të sinqertë ju kërkojmë ndjesë për të këtë ngjashmëri aksidentale dhe do të tërheqim përfundimisht këtë artikull nga koleksioni i turneut’’, shtoi ‘’Live Nation’’.

Në rrjetet sociale, Shakira e përshkoi si ‘’naziskine’’ veprimin për të shitur në dyqanin e saj zyrtar një varëse me diellin e zi, simbol i përdorur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAustria përgëzon Shqipërinë për hapjen e negociatave
Artikulli tjetërOpozita e vetme në Europë që punon kundër vendit të vet