Ballina Bota

TRIPOLI – Italia: Qendrat për migrantët në jug të Libisë

TRIPOLI, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini theksoi sot në Tripoli se do të propozonte vendosjen e qendrave të pritjes dhe identifikimit në jug të Libisë, gjatë samitit të Bashkimit Europian që do të zhvillohet të enjten në Bruksel.

“Ne do të mbështesim, në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët me autoritetet libiane, krijimin e qendrave të pritjes dhe identifikimit të migrantëve në jug të Libisë, në kufirin e jashtëm, për të ndihmuar që Italia të bllokojë migracionin”, deklaroi Salvini.

Ministri italian, i cili u shpreh në një konferencë shtypi përkrah zëvendëskryeministrit libian të Qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA) Ahmed Meitig, nuk përmendi se në cilat vende do të krijoheshin këto qendra pritjesh.

Gjatë vizitës në kryqytetin libian, Salvini u takua me kreun e GNA-së, Fayez al-Sarraj dhe ministrin e Brendshëm, Abdessalam Achour./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak Presidenti Meta i uron fitoren presidentit të Turqisë Erdoğan
Artikulli tjetërLehtësitë fiskale për agroturizmin, TVSH 6% dhe tatim fitimi 5%