Ballina SPORT

Tifozët iranianë i prishin gjumin… Ronaldos

SARANSK, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Një grup tifozësh iranianë, të pajisur me vuvuzela kanë prishur qetësinë e ekipit portugez, një ditë para ndeshjes kundër Iranit në Botërorin 2018 duke detyruar Cristiano Ronaldon t’u kërkonte atyre të ndërprisnin zhurmën, njoftoi sot media portugeze.

Në një video amatore të rimarrë në faqen e stacionit televiziv portugez SIC, shihet silueta e kapitenit të ekipit të Portugalisë duke bërë gjestikualacione në dritaren e hotelit në Saransk, në Rusi duke iu lënë të kuptonin tifozëve iranianë se kishin nevojë për të fjetur.

Sipas Radio Renascença, ndërhyrja e tij nuk ka pasur efekt të gjatë sepse zhurma ka filluar disa minuta më pas duke detyruar Federatën portugeze të Futbollit (FPF) për të kërkuar një riforcim të dispozitivit policor në ambientet e hotelit.

FPF-ja nuk bëri komente, por një i bashkëpunëtor i ekipit portugez theksoi se imazhet flisnin vetë.

Portugalia dhe Irani do të përballen sot në mbrëmje./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtori i Teatrit Eksperimental pro godinës së re, Veliaj merr përgjegjësinë
Artikulli tjetërAsnjë plan për kampe refugjatësh, i vetmi kusht i BE reformat