Ballina Ekonomi

Të martën fillon asfaltimi i aksit Ura e Dajlanit-Mbikalimi Sukth, devijohet trafiku

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë të ditur se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Durrës-Tiranë, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore, do të fillojë të martën (26.06.2018) në orën 06:00 fazën e pestë të punimeve në segmentin Ura e Dajlanit-Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës-Tiranë. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut, për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, bllokimi/devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 të ditës së martë, datë 26/06/2018.

Automjetet që udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës, duhet të devijohen te Ura e Dajlanit dhe të vazhdojë në rrugën dytësore, deri në kryqëzimin e Sukthit, dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë, ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.

Ky devijim do të përfundojë deri ditën e martë datë 26/06/2018, ora 24:00.

Plani menaxhimit të trafikut i sipërcituar mund të ndryshojë në varësi të kushteve të motit, në çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.

ARRSH njofton se punimet e fazës IV në segmentin Ura e Shkozetit – Ura e Dajlanit, drejtimi Tiranë-Durrës kanë përfunduar dhe segmenti rrugor është i hapur për trafikun përpara afatit të parashikuar. /e.xh//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPortugalia pranë kryesimit të grupit pas fitores 1-0 të pjesës së parë
Artikulli tjetërSuarez: Kjo është çka Uruguaji kërkonte, të bëhej më i fortë