Ballina Bota

LIBI – 1 000 migrantë të shpëtuar në Mesdhe

TRIPOLI, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Rreth 1 000 migrantë u shpëtuan sot në brigjet e Libisë, ndërkohë që po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për të mbërritur në Europë, theksoi sot marina libiane.

“Dje, 490 migrantë mbërritën në bordin e një anijeje të marinës libiane në portin e Tripolit. Ata ishin në vështirësi në gomonet e tyre në brigjet e Garabullit, në lindje të Tripolit”, sipas një oficeri të marinës, Rami Ghommeidh.

“Një tjetër grup prej 361 migrantësh, 88 prej të cilëve gra dhe 44 fëmijë u shpëtuan në brigjet e Al-Khoms, 100 kilometra në lindje të Tripolit”, sipas zëdhënësit të marinës, Ayoub Kacem.

“Më herët, 97 migrantë ishin shpëtuar gjithashtu në të njëjtën zonë”, shtoi Kacem.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili pritet sot në Libi, përshëndeti autoritetet libiane për pritjen e më shumë se 820 migrantëve.

Në total, që prej të mërkurës, rreth 2 000 migrantë janë kapur apo shpëtuar nga marina libiane./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS- Policia arreston 10 ekstremistë të djathtë, përgatisnin sulme kundër radikalizmit islam
Artikulli tjetërFaza e katërt e ndërhyrjes, devijohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës