Ballina Aktualitet

Kompanitë të deklarojnë pagat reale për punonjësit

TIRANË, 23 qershor/ATSH-Maela Marini/ Kompanitë private duhet të deklarojnë pagat reale dhe të sigurojnë punonjësit sipas këtyre pagave.

Kjo ishte kërkesa e Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej sot në Vlorë, në prezantimin e projekteve të reja për qarkun.

Rama u shpreh se punësimi përbën një sfidë shumë komplekse. Ai veçoi domosdoshmërinë e diversifikimit të ekonomisë, më shumë rritje të pagave të ulëta, por edhe regjistrimin real të pagave.

Sipas Ramës, 41% e të punësuarve në kompanitë e mëdha figurojnë me pagë 300 mijë lekë dhe kjo është gënjeshtër.

“Kompanitë i regjistrojnë me 300 mijë lekë që të shmangin taksat, pasi deri aty nuk ka asnjë taksë mbi pagën dhe pjesën tjetër ia japin në të zezë”, – tha Rama.

Në volumin e përgjithshëm, sipas Kryeministrit, Shqipëria del më ulët se sa është në realitet, sa i takon pagës mesatare në sektorin privat.

Kryeministri kërkoi që të shtrëngohen kompanitë që të deklarojnë pagat reale dhe të garantojnë që punonjësit të sigurohen si duhet, pasi nga niveli i pagës që marrin sot, përcaktohet nesër masa e pensionit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDy landfillet që do i japin fund problematikës së mbetjeve në Qarkun e Vlorës
Artikulli tjetërSipërmarrës e firma globale, interes të madh për investime në hotele me 4 dhe 5 yje