Ballina Aktualitet

Projekte publike me impakt në imazhin e vendit

TIRANË, 22 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Projekte si sheshi “Skënderbej”, Lungomare apo shëtitorja bregdetare e Himarës kanë një impakt jo vetëm për zhvillimin e komuniteteve por edhe për imazhin e vendit.

Në vijim të turit të llogaridhënies publike, Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Himarë, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës.

Kryeministri Rama iu referua çmimit të madh ndërkombëtar që fitoi sheshi “Skënderbej”, si Hapësira më e Bukur Publike e Ndërtuar në Europë.

Në 25 finalistët e këtij çmimi me projekte të përzgjedhura nga të gjithë qytetet e Europës ishin edhe Lungomare dhe shëtitorja bregdetare e Himarës.

“Kjo flet vetë për impaktin që këto projekte jo vetëm për komunitetin por edhe për imazhin e vendit”, – tha Rama. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata e barazisë gjinore dhe dhunës në familje, temë në këshillin bashkiak Elbasan
Artikulli tjetërFund procesit të padrejtësisë me pronat në bregdet