TIRANË, 22 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Projekte si sheshi “Skënderbej”, Lungomare apo shëtitorja bregdetare e Himarës kanë një impakt jo vetëm për zhvillimin e komuniteteve por edhe për imazhin e vendit.
Në vijim të turit të llogaridhënies publike, Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Himarë, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës.
Kryeministri Rama iu referua çmimit të madh ndërkombëtar që fitoi sheshi “Skënderbej”, si Hapësira më e Bukur Publike e Ndërtuar në Europë.
Në 25 finalistët e këtij çmimi me projekte të përzgjedhura nga të gjithë qytetet e Europës ishin edhe Lungomare dhe shëtitorja bregdetare e Himarës.
“Kjo flet vetë për impaktin që këto projekte jo vetëm për komunitetin por edhe për imazhin e vendit”, – tha Rama. /r.e/
