BUKURESHT, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Politikan me peshë i së majtës në pushtet në Rumani, Liviu Dragnea u dënua sot me tre vite e gjysmë burg në instancën e parë për një çështje punësimesh fiktive, një goditje e ashpër për ambiciet e tij për të ruajtur pozitën e liderit në skenën politike të vendit.
Dragnea, 55 vjeç kryetari i partisë social-demokrate (PSD), i cili nuk resht së shfaquri pafajësinë e tij, nuk do të shkojë gjithsesi në burg për aq kohë sa ky dënim nga Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe e Drejtësisë nuk do konfirmohet në Appel./
/v.b/






















