ROMË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Spanja është në pritje të pikëve të plota në ndeshjen kundër Iranit.
Nëse do të fitojnë, spanjollët do të bëjnë një hap të rëndësishëm.
Ndërkohë, sonte një komb i tërë do të mbështesë Iranin, kur për dy orë koha dhe jeta do të ndalen.
Të gjithë për të përshëndetur Iranin dhe për të shtyrë ekipin drejt mirazhit të një suksesi që duket i pamundur, siç ishte ai kundër marokenëve.
”Ndeshja e debutimit duhet të harrohet plotësisht, sepse ndryshe rrezikon Spanja”, theksoi në konferencën e shtypit, traineri i Spanjës, Fernando Hierro.
”Ne nuk mund të jetojmë me këtë që kemi bërë, pavarësisht nga performanca e mirë. Ne i dimë aftësitë e trajnerit Queiroz, ai bëri një punë fantastike në shtatë vitet e fundit në krye të Iranit, ka një formacion solid në duart e tij, di të përshtatet dhe që ka shënuar 37 gola në 19 ndeshjet e fundit’’, theksoi shtoi ai.
”Sidoqoftë, unë mbetem optimist”, deklaroi trajneri i Spanjës./ /os/ a.jor.








