TIRANË, 20 qershor/ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve apeloi sot të gjithë tatimpaguesit që të përditësojnë të dhënat e tyre të kontaktit (telefon, adresë, e-mail) në llogarinë e deklarimit elektronik.
Apeli i administratës tatimore synon përmirësimin e komunikimit dhe informimin korrekt dhe të vazhdueshëm të tatimpaguesit, në mënyrë qe ata të njihen me legjislacionin tatimor, deklarimet elektronike apo edhe për shërbime të reja që ofrohen nga administrata tatimore.
Tatimpaguesi ka mundësi të përditësojë të dhënat e tij në e-Filing, sa herë që i ndryshon ato. /a.gjonaj/j.p/























