MOSKË, 20 qershor /ATSH/ – Portugalia arriti një fitore shumë të vuajtur kundër Marokut falë një goli të Cristiano Ronaldos në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin B, duke rritur kështu ndjeshëm mundësinë për kualifikim në fazën tjetër të ekipit luzitan.
Cristiano Ronaldo shënoi me kokë pas ekzekutimit të një goditjeje këndi në minutën e katërt.
Me këtë humbje Maroku mund t’i thotë ”lamtumirë” vazhdimësisë në botërorin Rusi 2018./ /G.S/ a.jor.























