Fillon puna për rindërtimin e Urës së Drojës
Fillon puna për rindërtimin e Urës së Drojështtps://ata.gov.al/2018/06/20/fillon-puna-per-rindertimin-e-ures-se-drojes/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri pa nga afër fillimin e punës për rikonstruksionin e urës së shkatërruar gjatë përmbytjeve të pak muajve më parë.Ura parashikohet të ndërtohet me gjerësinë 10.5 metra; me dy vija kalimi nga 3.5 metra dhe trotuare. Faza e investimit do të realizohet për një periudhë 3-4 mujore.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 20.06.2018
TIRANË, 20 qershor /ATSH/- Nis puna për ndërtimin e Urës së Drojës, e cila lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë-Krujën.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri pa nga afër fillimin e punës për rikonstruksionin e urës së shkatërruar gjatë përmbytjeve të pak muajve më parë.
“Në bashkëpunim me kompaninë ‘Titan’, pra me grupin ‘Antea’ dhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ne po bëjmë të mundur riparimin e kësaj ure dhe kthimin e saj në parametrat që duhet. Këtu do të kemi një rikonstruksion të plotë të të gjithë urës, një investim që do të kapë vlerën e 1 milion eurove. Një investim që brenda disa muajsh do të bëjë të mundur që kjo urë të rikthehet siç duhet dhe të jetë në ndihmë të gjithë komunitetit dhe bizneseve të lidhura me këtë rrugë. Realisht ne jemi duke punuar me shumë investitorë që projekte të tilla të mund t’i zbatojmë edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë”, – u shpreh ministri Gjiknuri.
Investimi për rikonstruksionin e urës është financuar nga kompania Titan në kuadër të programeve sociale për komunitetet e zonës ku ushtron aktivitetin. Ura parashikohet të ndërtohet me gjerësinë 10.5 metra; me dy vija kalimi nga 3.5 metra dhe trotuare. Faza e investimit do të realizohet për një periudhë 3-4 mujore. /e.xh/ /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.