MOSKË, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Princesha japoneze, Takamado ndodhet aktualisht në Saransk ku është e pranishme në ndeshjen që po luhet mes Japonisë dhe Kolumbisë duke shënuar kështu vizitën e parë të një anëtari të familjes mbretërore japoneze në Rusi pas më shumë se 100 vitesh, bëri të ditur një burim diplomatik japonez.
Princesha Takamado mbërriti sot në Saransk, 500 kilometra në juglindje të Moskës, qyteti më i vogël i Botërorit 2018 ku do të luhen ndeshje.
Ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të përkeqësuara nga çështja e ishujve Kurile, kjo është vizita e parë e një anëtari të familjes mbretërore japoneze në Rusis që prej 102 vitesh, sipas medias ruse./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.








